• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Në mungesë kuorumi, ndërpritet sërish seanca e sotme e Kuvendit Komunal të Gjilanit

Redaksia 2LONLINE 29 Maj, 2023 3 min
 Në mungesë kuorumi, ndërpritet sërish seanca e sotme e Kuvendit Komunal të Gjilanit

Kuvendi Komunal i Gjilanit, në mungesë kuorumi, ka ndërprerë sërish seancën e sotme, për të tretën herë radhazi, pas diskutimit për anulimin e tri vendimeve të mëhershme, që kanë të bëjnë me plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore në nënzonën e Bllokut “B3” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë”, në zonën e Bllokut “B4” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Kodra e Thatë” dhe në zonën e Bllokut “I” në kuadër të Planit Rregullues Urban “Livadhet e Arapit”, të cilat i ka arsyetuar kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

“Sot është mundësia që këta asambleistë që janë në seancë të votojnë për ligjshmërinë, për të drejtën dhe për atë që duhet të anulohet sepse është e kundërligjshme, të votojnë kundër interesave individuale dhe grupore dhe të tregojnë se pse qytetarët duhet t’i besojë Kuvendit Komunal”, ka thënë paraprakisht kryetari Hyseni.

Shfuqizimin e këtyre vendimeve e ka kundërshtuar opozita (LDK), me arsyetimin se nuk ka asnjë arsye për t’i anuluar, ndërkaq partneri i koalicionit (PDK) tha se e përkrahin në parim shfuqizimin e vendimeve të kundërligjshme, por ka kërkuar më shumë kohë e konsullta për këtë pikë. Opozita (LDK, Vatra) e lëshoi sallën, ndërkaq asambleistët e PDK-së nuk u kthyen në sallën e mbledhjeve pas pauzës.

Pos shfuqizimit të tri vendimeve të mëhershme që kanë të bëjnë me plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore, në këtë seancë ka qenë e paraparë që të diskutohet dhe miratohet edhe Plani Komunal per Integritet 2023/2027, Projekt Statuti i Teatrit të Qytetit, Projekt Statuti i Galerisë së Arteve, Projekt Rregullorja për shfrytëzimin e sallës së madhe të Teatrit të Qytetit, Projekt Rregullorja për punën e Këshillit Drejtues të Teatrit të Qytetit e Projekt Plani Lokal i Veprimit në Mjedis 2020-2024.

Po ashtu, në këtë mbledhje ishte e paraparë të diskutohet dhe miratohet edhe propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për subvencionimin e lehonave, personave me aftësi të kufizuar, bizneseve me pronare gra, bizneseve Start Up për të rinj dhe praktikantëve, sikurse edhe propozim vendimi për zgjerimin e veprimtarisë në kuadër të NPL Tregu, në fushën e mirëmbajtjes së hapësirave publike.

Ndryshe, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku, tha se mbledhja e pestë shtyhet për një datë tjetër, për të cilën publiku do të njoftohet me kohë. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Gjilan KOURUMI Kuvnedi Komuna;l rekomandojmë seanca
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Mot me vranësira dhe intervale me diell

26 Shtator, 2023
Gjilan

RARE me Fokus Grup në kuadër të projektit “Avoko kundër dhunës dhe

26 Shtator, 2023
Kamenicë

I dehur në timon, gjobitet dhe i merret leja për gjashtë muaj

26 Shtator, 2023
Gjilan

Hidromorava me njoftim për konsumatorët e lagjes Dardania 1

25 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Mot me vranësira dhe intervale me diell

26 Shtator, 2023

RARE me Fokus Grup në kuadër të projektit “Avoko kundër dhunës dhe pro diskutimit për edukimin seksual”

26 Shtator, 2023

I dehur në timon, gjobitet dhe i merret leja për gjashtë muaj

26 Shtator, 2023

Hidromorava me njoftim për konsumatorët e lagjes Dardania 1

25 Shtator, 2023

Gjilan: Bie në pranga të policisë

25 Shtator, 2023

Ilmi Mustafa: Gjithmonë krenar me Policinë e Kosovës

25 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com