Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar sot shkollën në fshatin Binqë të Vitisë.
Aty ata panë nga afër këndin e ri të lojërave që është vendosur në oborrin shkollor dhe atë në kuadër të një bashkëpunimi të komunës së Vitisë me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).
Gjithashtu më parë në shkollën e këtij fshati, komuna ka investuar edhe në renovimin e tij si dhe në vendosjen dhe funksionalizimin e sistemit të ngrohjes qendrore dhe rregullimit të rrugës deri të kjo shkollë.
Përndryshe këtë oborr shkollor e ndajnë së bashku nxënësit e komunitetit shqiptar dhe serb të cilët jetojnë në këtë fshat. /2LONLINE/