DYLON

U mbajt aksioni i pastrimit përgjatë shëtitores deri në fshatin Binqë

U mbajt aksioni i pastrimit përgjatë shëtitores deri në fshatin Binqë
Avatar photo Redaksia

Një aksion për pastrimin e ambientit është zhvilluar sot në mesditë, ku pjesë e këtij aktiviteti kryesisht ishin maturantët e shkollave të mesme të Vitisë, e që u mbështet edhe nga Institucionet komunale, konkretisht drejtoritë komunale, policia, pjesëtarët e KFOR-it, Kompania Eco-Higjiena, kompani të tjera të pastrimit etj.

Pjesë e këtij aksioni ishin edhe kryetari i komunës Sokol Haliti e përgjegjësja e projektit Sadete Kastrati. Rreth këtij aktiviteti folën kryetari Haliti, si dhe Sadije Lutfiu -ndërlidhëse e komunitetit për të rinjë të komunës së Vitisë, që kanë qenë pjesë e projektit ‘’Up to Youth’’.

EkoHigjiena

Aksioni i pastrimit ka filluar prej kompleksit të shkollave të mesme në Viti, për të vazhduar rreth Lumit Morava e deri në fshatin Binqë, ku u mbollën edhe drunjë dekorativ.

Përndryshe, projekti që u realizua sot është financuar nga USAID-i amerikan dhe është mbështetur edhe nga Institucionet komunale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.