Agim Shkodra, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Kamenicë ka përcjellë nga afër ecurinë e punimeve ë SHFMU “Hasan Prishtina” në Busavatë, për të thënë se së shpejti do të kemi një ndër shkollat më moderne.
“Në vazhdën e punimeve në SHFMU “Hasan Prishtina” në Busavatë, sot isha për të përcjellë nga afër punimet që po vazhdojnë me hov të madh. Ndjehem vërtet mirë kur shoh entuziazmin që mbizotëron tek nxënësit dhe tek banorët, pasi që shumë shpejt do të kenë një ndër shkollat më moderne. Urojmë për mbarëvajtje të suksesshme të punimeve”, ka thënë Shkodra.