Politika e Sigurisë Nacionale të një vendi në vete ngërthen të gjithë ata faktorë përmes të cilëve një popull, një komb apo shtet krijon sistemin për arritjen e ambicieve, synimeve të veta, ruajtjen biologjike të tij dhe ruajtjen e bazës së ekzistencës së tij ekonomike.
Shkruan: Fadil KAJTAZI – 2LONLINE.com
Popujt, kombet apo shtetet me traditë, ja kanë dalë t’i mbijetojnë rrugëtimit gjatë historisë, të përballojnë sfida dhe të shkelin shekullin XXI duke i balancuar faktorët që ndikojnë në Politikën e Sigurisë Nacionale (Politikën Ekonomike, Politikën e Jashtëm dhe Politikën e Mbrojtjes), në raport me situatat gjeopolitike dhe duke hartuar strategji afatshkurta dhe afatgjata për mënyrën e zhvillimit të Politikave të Sigurisë Nacionale.
Kjo është esenciale sidomos për kombet apo shtetet e vogla siç jemi ne shqiptarët dhe siç janë shtetet tona.
Në kuadër të temës së ndarjes apo shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, si akt i zgjidhjes së çështjes së konfliktit shekullor në mes të Serbisë dhe shqiptarëve, prurja e kufirit të Serbisë në Ibër rrezikon prishjen e ekuilibrave të Sigurisë Nacionale të Kosovës dhe shqiptarëve, edhe me kushtin e avancimit territorial të Kosovës në pjesën e Kosovës Lindore (Lugina e Preshevës).
Nëse ruhet ky kufi që është aktualisht, dhe nëse Kosova krijon politika të duhura, mundësia për të avancuar në pjesën Lindore gjithnjë eksiton, por, nëse kufiri vije në Ibër, edhe me kushtin se tani marrim Kosovën Lindore, në një të ardhme afatmesme apo afatgjatë, brezave të ardhshëm, nipërve dhe mbesave, stërnipave dhe stërmbesave tona do të ju rrezikojmë ekzistencën biologjike dhe bazën e ekzistencës së tyre ekonomike, dhe kjo për këto arsye:
1. Pavarësisht arritjes së “paqes” me Serbinë, ajo në as një variant nuk pushon qëllimet e saja armiqësore në drejtim të Kosovës dhe të shqiptarëve. Për ilustrim të kësaj po parafrazoj Dimitrie Tucoviqin i cili pas pavarësisë së Shqipërisë thotë: “ëndrra serbe për të dalur në Detin Adriatik përmes tokave shqiptare për momentin u shua, por kjo ëndërr do të rëndoj edhe një kohë të gjatë kokat serbe”.
Shteti serb, elitat politike, Kisha Ortodokse dhe elitat intelektuale ende nuk kanë hequr dhe nuk do të heqin dorë prej opsionit ushtarak për rimarrjen e Kosovës në një situatë të volitshme.
2. Kjo nënkupton që në një debalancim, apo në një gjendje kaosi të gjeopolitikës globale, në një të ardhme nipërit dhe stërnipërit tanë do të përballën me mësymjen ushtarake serbe. Nëse kjo elitë politike e vendosë kufirin me Serbinë në Ibër, brezave të ardhshëm që do të përballën me mësymjen ushtarake serbe, do të ju pamundësojë mbrojtje efikase, dhe do t’i krijojë epërsi strategjike ushtrisë serbe për marrjen e pjesës më të madhe të Kosovës me goditjen e parë, dhe kjo për këto arsye:
a. Pjesa nga Ibri për në Jug të Kosovës është zonë ku relievi fillon të hapët dhe favorizon depërtimin e tankeve. Mundësia e mbrojtjes frontale kufizohet nga se në kombinim me mësymjen në Lindje dhe Juglindje, ushtria serbe krijon epërsi të manovrimit strategjik për t’i futur në darë forcat mbrojtëse të Kosovës.
b. Kufiri në Ibër, krijon distancën gjeografike e cila i mundëson ushtrisë serbe të godas me artileri klasike dhe raketore në pozicionet e mbrojtjes kosovare të radhitur në frontin Verilindorë dhe Lindor të Kosovës
c. Mbetja e kufirit në pikat e tanishme në pjesën veriore, për shkak të reliefit, i detyron forcat e motorizuara serbe të lëvizin në kolonë dhe i mundëson forcave mbrojtëse kosovare organizim të mbrojtjes me prita me zjarr të kryqëzuar. Gjithashtu, përthyerja e reliefit të pjesës Veriore ulë nivelin e rendimenti të goditjeve artilierike serbe.
3. Prurja e kufirit në Ibër rrezikon bazën e ekzistencës ekonomike të brezave të ardhshëm. Për shkak të rezervave të mëdha minerale që ndodhën në atë zonë, për shkak të rezervave të mëdha të ujit, mbajtja e atij territori, brezave të ardhshëm do të ju mundësoj jetë të dinjiteteshme në raport me fqinjët, do të iu sigurojë zhvillim normal të Politikave të Sigurisë Nacionale, do të stabilizoi politikën ekonomike të vendit, e cila do të ndikoj edhe në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes.
Mbajtja e këtij territori, mund të siguroj krijimin e kapaciteteve politike, ekonomike, dhe të mbrojtjes që në një të ardhme ta fusim në kontroll edhe pjesën e Kosoveës Lindore. /2LONLINE.com/