Anëtarët e këshillit komunal të komunës së Bujanocit kanë aprovuar propozim vendimin mbi shfrytëzimin e rezervës buxhetore prej 440 mijë dinarëve.
Në bazë të aktvendimit lejohet shfrytëzimi i rezervës buxhetore në shumë prej 440 mijë dinarëve për qëllime të pa planifikuara .
Mjetet e buxhetit rezervë do të ndahen për riparimet vijuese dhe mirëmbajtje të rrugës Zhbevcë-Jastrebcë në shumë prej 400 mijë dinarë dhe pjesë tjetër prej 40 mijë dinarë për shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.
BURIMI: Titulli.com