Policia e Rajonit të Gjilanit ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor ka sulmuar fizikisht dy viktima, meshkuj K/Shqiptarë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.
Nga i dyshuar është konfiskuar një pushkë gjuetie ndërsa me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.