Rast që nuk duhet humbur, Lëvizja Vetëvendosje dhe numri 90, brenda Listës së saj
Rast që nuk duhet humbur është Lëvizja Vetëvendosje! dhe numri 90 brenda Listës së saj!
Andaj më 11 Qershor dil e voto!
VOTO #meZemër
✔ 35 – Lëvizja VETËVENDOSJE!
✔ 90 – Arijeta Rexhepi
Arijeta Rexhepi u lind më 7 korrik 1976 në Gjilan. Është e martuar,jeton së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët në Gjilan.
Arijeta ka studiuar në Shkollën e lartë Pedagogjike në Prishtinë, e më tej në Fakultetin e Edukimit në drejtimin Matematikë – Informatikë.
Punon prej 21 vite si mësimdhënëse e matematikës, dhe tash kontributin e saj si mësimdhënëse e jep në shkollën e mesme të ulët “Sadulla Brestovci” në Gjilan.
Aktualisht është anëtare e Kuvendit komunal në Gjilan nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjithashtu ajo është anëtare e Kryesisë në Qendrën në Gjilan, ku udhëheq Sekretariatin e Gruas Aktiviste.
Arijeta Rexhepi është anëtare në Këshillin e Përgjithshëm te Lëvizja Vetëvendosje! dhe kandidon si deputete në Zgjedhjet Parlamentare 2017.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017
