DYLON

Automjeti për shuarjen e zjarreve asiston në spërkatje për zbutje të pluhuri gjatë prishjes së një objekti

Automjeti për shuarjen e zjarreve asiston në spërkatje për zbutje të pluhuri gjatë prishjes së një objekti
Avatar photo Redaksia

Edhe kjo ndodhë në mes të ditës në sy të gjitha institucioneve, automjeti për shuarjen e zjarreve asiston operatorin privat për ujitje -spërkatjen me qellim të zbutjes së pluhurit, gjatë prishjes së një objekti privat, thotë qytetari Tahir Ibrahimi.

“Absurd, me sa e kuptoj unë, si qytetar i lirë, kjo vepër cilësohet si keqpërdorim i pozitës zyrtare (përdorimi i automjeteve të këtij lloji duhet të përdoren vetëm për shuarjen e zjarreve ) dhe mendojë që institucionet gjegjëse për këtë rast duhet të ndërmarrin masat konformë normave pozitive të vendit” .

Fotot flasin vet thuhet për fotografitë që ia ua janë dërguar redaksisë sonë, ku shihet automjeti zjarrfikës që mendohet të jetë i Komunës së Parteshit.

EkoHigjiena