Edon Zhegrova dhe Mërgim Vojvoda kanë gjetur golin në dy miqësore që kanë luajtur klubet e tyre para fillimit të sezonit të ri
Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova ka gjetur rrjetën pas një kohe të gjatë me Baselin pasi që ka shënuar gol në miqësoren që e kanë zhvilluar TSV 1860 Munich, ndeshje të cilën Basel e fitoi me rezultat 5-1.
Gol në miqësore ka shënuar edhe Mërgim Vojvoda.
Vojvoda shënoi golin e fundit për skuadrën e tij të re Standard Liege, të cilët fituan 0-5 kundër skuadrës RCS Brainois.