Boll më me kos, këto tri produkte ju ndihmojnë ndaj skuqjeve!

Boll më me kos, këto tri produkte ju ndihmojnë ndaj skuqjeve!

Sigurisht se kurdo që jeni djegur jeni lyer me kos pa ditur se enzimat e tij acide dëmtojnë akoma më rëndë lëkurën e skuqur, nuk keni më arsye për ta bërë.

Disa produkte të kuzhinës janë të mrekullueshme kundër skuqjeve të verës dhe dhimbjeve të tyre.

Aloe Vera

Xheli i Aloe verës është zgjidhja ideale në rast se e keni tepruar me qëndrimin në diell pasi përmban antioksidantë që luftojnë inflamacionin e lëkurës. Mund ta aplikoni direkt në lëkurë duke e masazhuar me lëvizje të lehta ose të formoni kuba akulli me gjelin e Aloe verës dhe me to të lyeni zonën e djegur. Këshillohet që degët e Aloe verës të qëndrojnë fillimisht në frigorifer para përdorimit.

Qumësht

Pse të përdorni kosin kur keni qumështin? Acidet laktike të këtij të fundit hidratojnë lëkurën duke i dhënë ndjesi freskie lëkurës së skuqur. Në një tas shtoni një gotë qumësht të ftohtë dhe 2 filxhanë kafeje ujë. Merrni një top pambuku dhe lyeni lëkurën disa herë në ditë. Përsëriteni trajtimin derisa lëkura të shërohet plotësisht.

Kamomil

Bima e kamomilit ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiinflamatore dhe qetësuese. Zieni pak çaj kamomili dhe lëreni të ftohet. Më pas lyeni trupin me të. Ju mund të përgatisni gjithashtu kuba akulli me kamomili, të cilat do ju falin një ndjenjë të mrekullueshme freskie gjatë masazhit.

KOMENTE