Me rastin e 4 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, në shenjë respekti për punën e tyre, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur në takim komandantin e NJZSHP-së, Hetem Jakupin dhe zjarrfikësit e komunës së Vitisë.
Me këtë rast kryetari Haliti ka vlerësuar lart punën, gatishmërinë dhe sakrificën e zjarrfikësve vitias, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në raste të ndryshme emergjente.
Ai gjithashtu tha se shumë shpejtë edhe objekti i zjarrfikësve do të jetë i gatshëm dhe funksional, ku do të krijohen kushte e mundësi shumë më të mira për punë.
Në anën tjetër edhe komandanti Jakupi, ka falënderuar institucionet komunale për mbështetjen e vazhdueshme, poashtu kanë biseduar rreth sfidave, problemeve dhe planeve të zjarrfikësve. /2LONLINE/