DYLON

Memorandum bashkëpunimi mes ATK-së dhe Departamenti për Tatimin në Pronë

Memorandum bashkëpunimi mes ATK-së dhe Departamenti për Tatimin në Pronë
Avatar photo Redaksia

Sot Drejtori Ekzekutiv i ATK-së zt. Ilir Murtezaj, dhe zt. Enis Spahiu zv.Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, i cili ka për qëllim rritjen e shkëmbimit të informatave lidhur me zbulimin dhe parandalimin e evazionit tatimor, si dhe për ngritjen dhe lehtësimin e mëtutjeshëm të koordinimit dhe bashkëpunimit ndër-institucional.

Bazuar në përgjegjësitë e memorandumit, Departamenti i Tatimit në Pronë do t’i sigurojë qasje për lexim dhe printim të informatave në bazën e të dhënave të regjistrave të tatimit në pronë për zyrtarët e autorizuar nga ATK, bazuar në Ligjin Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe Ligjin 03/L 222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat.

EkoHigjiena

E nga ana tjetër, ATK do të caktojë zyrtarët e autorizuar, detyrat e të cilëve kërkojnë të kenë qasje në bazat e të dhënave të regjistrave të tatimit në pronë, përmes ueb-it, dhe do të kërkojë me shkrim nga DPT krijimin e llogarive të koduara të përdoruesve për zyrtarët e autorizuar nga ATK.

Finalizimi i këtij memorandumi, është bërë me qëllimin e vetëm për parandalimin, zbulimin e evazionit tatimor, dhe për qëllime të tatimit në pronën e paluajtshme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.