Në Kamenicë, shefi i kabinetit, Vaxhid Rexhepaj bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Burbuqe Leka, ka pritur në takim përfaqësueset e CARITAS-it Luiza Sekiraqa dhe Erleta Gjejlani si dhe përfaqësuesen e GERMIN-it, Leonora Qerreti.
Ata kanë diskutuar sa i përket mundësive të bashkëpunimit në riintegrimin e personave të riatdhesuar, si dhe forcimin e ndërlidhjes së diasporës me qeverisjen lokale, me qëllim të rritjes së numrit të investimeve.
“Komuna e Kamenicës është njëra nga komunat më të prekura nga emigrimi, andaj për ne si qeverisje është e rëndësishme sigurimi i mundësive më të mira për qytetarët tanë”, tha Rexhepaj. /2LONLINE/