DYLON

Komuna e Gjilanit nderon martirët e Llashticës në 23-vjetorin e vrasjeve makabre

Komuna e Gjilanit nderon martirët e Llashticës në 23-vjetorin e vrasjeve makabre
Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, kanë bërë sot homazhe te varrezat e martirëve në Llashticë, në 23 – vjetorin e vrasjes makabre të 26 personave.

Nënkryetarja Morina Bunjaku, e cila ka folur në emër të kryetarit Alban Hyseni, ka thënë se asnjëherë nuk do të harrohet masakra e Llashticës, në të cilën nuk u kursyen as fëmijët e as pleqtë.

EkoHigjiena

“Masakrën e Llashticës nuk do ta harrojmë kurrë dhe kërkojmë nga organet e drejtësisë që t’i zbardhin këto vrasje makabre. Lirinë që po e gëzojmë sot nuk u fitua lehtë pasi shumë bij e bija tona ranë dëshmorë e u martirizuam që ne sot të jetojmë të lirë. Pa luftën e UÇK-së dhe pa sakrificën e popullit të Kosovës e në këtë rast edhe të Lashticës ne nuk do të festonim sot”, ka thënë nënkryetarja Morina Bunjaku.

Përndryshe, 23 vite më parë forcat militare e paramilitare serbe vranë 26 banorë të Llashticës, në mesin e të cilëve edhe foshnjën trejavëshe. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.