Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhuruan Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës pajisje mjekësore për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19.
Pajisjet- donacion nga Zyra në Mbrojtje pranë Ambasadës së Amerikës në Prishtinë, i dorëzoi i ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane, Nicholas Giacobbe, të cilat i pranuan në një ceremoni zyrtare ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, kryesuesja e Bordit të SHSKUK-së, Agreta Gecaj- Gashi, dhe drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi. /2LONLINE/