• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Viti

Partneriteti mes Vitisë dhe programit ReLOaD vlerësohet shembull për komunat e reja që do të jenë pjesë e këtij programi

Redaksia 2LONLINE 16 Dhjetor, 2021 3 min
 Partneriteti mes Vitisë dhe programit ReLOaD vlerësohet shembull për komunat e reja që do të jenë pjesë e këtij programi

-Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), projekti në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP-i, të mërkurën ka nisur fazën e dytë të projektit ReLOaD (2021-2024) në Kosovë dhe nisjen e partneritetit në mes të UNDP-së dhe komunave të reja të përzgjedhura: Dragash, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Podujevë, Rahovec, Skenderaj dhe Shtërpcë.

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit me komunat e caktuara, konfirmojë përkushtimin e përbashkët drejt përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet komunave, organizatave të shoqërisë civile dhe rinisë.

Duke pasur parasysh bashkëpunimin e shkëlqyer që në periudhën katërvjeçare ka pasur komuna e Vitisë me programin ReLOaD, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka mbajtur një fjalë rasti për praktikat e mira në inplementimin e projekteve në kuadër të programi ReLOaD.

Ai mes tjerash tha se komuna e Vitisë, për disa vite me radhë, ka bashkëpunuar ngushtë me këtë program, ku përfitues të tyre në veçanti janë shumë qytetarë të komunës së Vitisë, për të cilën unë si kryetar i komunës së Vitisë, u jam falënderues.

“Programi në vazhdimësi ka ofruar mbështetjen e duhur të organizatave të shoqërisë civile, por edhe grupeve të ndryshme të interesit të komunës së Vitisë. Përmes këtij programi shumë të rëndësishëm dhe bashkëpunimit tonë të sinqertë me njeri tjetrin, ne kemi arritur shumë suksese. Për më shumë se 3 vite, kemi arritur të mbështesim edhe fermerët vitias me projekte të ndryshme nëpër sektor bujqësor, si në atë të bimëve mjekësore, aromatike, por edhe hapjen e bizneseve të vogla”,

është shprehur kryetari Haliti

 Ai më tej ka përmendur mbështetjen që ReLOaD ka dhënë gjatë kohës së pandemisë duke pajisur me mjete higjienike institucionet publike, objektet shkollore si masa mbrojtëse për parandalimin e shpërndarjes së Covid 19, por edhe projekte te tjera si në adresimin e nevojave të komuniteteve në formë transparente përmes thirrjeve publike, ngritjen e kapaciteteve profesionale të certifikimit të 66 grave fermere, projektin për drejtësi për personat me nevoja të veçanta dhe shumë projekte të tjera. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale KOMUNA PROGRAMI rekomandojmë ReLOaD Sokol Haliti Viti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Qeveria miraton Projektligjin për Tatimet, përfshin faljen e tatimit në pronë

1 Prill, 2023
Nacionale

FSK certifikon pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt

31 Mars, 2023
Nacionale

Deminimit të FSK-së i shtohen ekspertë të rinj

31 Mars, 2023
Gjilan

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës 23 aksidente, 1 mijë e 327 gjoba

31 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Qeveria miraton Projektligjin për Tatimet, përfshin faljen e tatimit në pronë

1 Prill, 2023

FSK certifikon pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt

31 Mars, 2023

Deminimit të FSK-së i shtohen ekspertë të rinj

31 Mars, 2023

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës 23 aksidente, 1 mijë e 327 gjoba trafiku

31 Mars, 2023

Kryetari i Vitisë nxjerrë vendim për regjistrimin falas të komunitetit Rom, Egjiptian dhe Ashkali

31 Mars, 2023

U mbajt mbledhja e Quality Bord në kuadër të projektit ERASMUS+ QUADIC

31 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com