Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk e ka inkuadruar në formacionin startues futbollistin shqiptar Xherdan Shaqiri për ndeshjen ndaj Burnleyt.
Gjermani ka preferuar mesfushorin Adam Lallana para Shaqirit, edhe pse tifozët e Liverpoolit kanë bërë thirrje që ti jepet rasti mesfushori nga Zhegra e Gjilanit.
Shaqiri nuk ka startuar në Premier Ligë që nga 31 janari. Këto janë formacionet zyrtare të dy klubeve:
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Van Dijk, Matip, Robertson, Fabinho, Wijnaldum, Lallana, Mane, Salah, Firmino.
Burnley: Heaton, Taylor, Mee, Tarkowski, Bardsley, Westwood, Cork, McNeil, Hendrick, Barnes, Wood.