DYLON

Xhudistja kosovare e 7-ta në Evropë për U18

Xhudistja kosovare e 7-ta në Evropë për U18
Avatar photo Elife Sherifi

Erza Muminoviq (-48kg) është ndeshur në Kupën Evropiane në Zagreb të Kroacisë, fitoi 3 ndeshje dhe humbi 2.

Erza në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari dhe 3 denime për Ippon, Hungarezen Lilla Hegedus. Në ndeshjen e dytë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon, Sllovenen Diana Sterman.

Ajo në çerekfinale kishte përball Kroaten Viktorija Ana Puljiz, prej të cilës u mposht me 3 denime për Ippon. Erza vazhdoi të ndeshej në repasazh, ajo mposhti me Wazaari, Italianen Sara Cesseli.

EkoHigjiena

Pas asaj ndeshje ajo humbi me Ippon, kundër Moldaves Liliana Scutari, por u radhit e 7-ta në këtë garë.

Arbër Nikqi (-60kg) humbi në ndeshjen e parë kundër Serbit Damir Kajic.

Sot ndeshet Fationa Kasapi (-57kg).

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.