Ndonëse trajneri i Kosovës, Bernard Challandes e ka ftuar për dy ndeshjet e ardhshme, Herolind Shala nuk do të mund të luaj kundër Çekisë dhe Anglisë.
Behet e ditur që mesfushori kosovar është lënduar në ndeshjen e fundit me Valerengan kundër Brann, ku shënoi golin e fitores.
Rreth 1 muaj ai pritet të jetë jashtë fushës.
Megjithatë, Shala do të vijë në Kosovë për të qëndruar afër bashkëlojtarëve të tij. Madje, ai pritet të jetë pjesë e ekupiazhit që do të udhëtoj në Plzen për ndeshjen e 14 nëntorit.