DYLON

“Intelektualët” gjithmonë pas Dritës, konfirmojnë udhëtimin në Drenas

“Intelektualët” gjithmonë pas Dritës, konfirmojnë udhëtimin në Drenas
Avatar photo Elife Sherifi

Kampioni në fuqi, Feronikeli e pret Dritën në Drenas, në kuadër të javës së 15-të të Superligës, ndeshje kjo që do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:00.

Drita nuk do të jetë vetëm as në këtë sfidë, pasi përvec futbollistëve bashkë me ta do të udhëtojnë edhe “Intelektualët”, si lojtari i 12-të i kaltërebardhëve.

Tifo grupi “Intelektualët” do të udhëtojë edhe këtë vikend, derisa do të jenë në mbështetje të futbollistëve të tyre për duelin të cilin Drita e zhvillon në stadiumin, “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

EkoHigjiena

“Bardhekaltërit” kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në një tjetër udhëtim këtë sezonë.

“On Tour 6 •

Nesër udhëtojmë në Drenas në mënyrë të organizuar .

Intelektualët do të jenë atje , prezent pranë klubit të zemrës sepse formacioni i Dritës ka gjithmonë 12 lojtarë .

Fillojmë të tubohemi nga ora 10:00 n’Champions Bar dhe nga aty do të bëhet nisja për në Drenas , përparësi në udhëtim antarët +18 .

N’zemrën tonë veq TI je”, thuhet nw njoftimin e fundit tw Intelektualeve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.