“Ne qytetarët e lagjes së Zabelit jemi tejet të rrezikuar nga qentë endacak, aq sa shumë fëmijë janë bllokuar edhe për shkollë”, thotë Festa Shabani, anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit, banore e lagjes Zabeli.
Ajo ka kërkuar nga Komuna e Gjilanit respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike që të ndërmerr menjëherë masat e nevojshme për largimin e qenve endacakë deri sa nuk ka ndodhë ndonjë sulm ose tragjedi.