GJENEVË, Zvicër- Guy Mettan, sekretar ekzekutiv i Club Suisse de la Press (Klubit të Gazetarëve Zviceran), do ta vizitojë Kosovën, me q~rast krahas takimeve të shumta që do të ketë me drejtues të Universitetit Publik “Hasan Prishtina” dhe kolegjeve private ku ligjërohet lëna e gazetarisë, do të takoi edhe përfaqësues të medieve elektronike dhe të shtypura si dhe do të mbajë një ligjëratë me student të gazetarisë.
Shkruan: Ibrahim Sefedini
Kjo vizitë e cila realizohet në mbështeteje të Shoqtës së Miqësisë Franko – Shqiptare me seli në Anemmase të Francës, ka për qëllim rritjen e nivelit të bashkpunimit mes Zvicrës dhe Kosovës edhe në fushën e gazetarisë. Tahir Shabani, president i Shoqatës së Miqësisë Franko – Shqiptare, ka thënë se vizita e sekretarit të Club Suisse de la Press, është me interes të veqantë për Kosovën, pasi kemi të bëjmë me një klub që ka ndikim të madh jo vetëm në shtetin zviceran por edhe më gjerë, sepse anëtarë të këtij klubi krahas mediave dhe gazetarëve zviceran janë edhe qindra medie dhe gazetarë të pa varur nga shtetet e ndryshme të katër anët e globit tokësor.
“Institucionet, mediet, gazetarët si dhe studentët në Kosovë, në takimet që do të kenë me drejtuesit e Club Suisse de la Press, do të kenë mundësi që nga afër të kuptojnë për rolin që ka gazetaria so në botë, si dhe sfidat me të cilat po përballet ajo”, ka thënë Shabani.
Klub Suisse de la Press me seli në Gjenevë, është vendtakim i gazetarëve me liderëve dhe përfaqësuesve të organizatave të ndryshme në nivel glob që qëndrojnë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, nga ku mund të komunikojnë me qytetarë.