Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Korab Sejdiu, ka bërë me dije se ky subjekt politik është duke i shqyrtuar ofertat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe të Lëvizjes Vetëvendosje! për koalicion parazgjedhor.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se elektorati i AKR-së do ta përcaktojë fituesin e zgjedhjeve të 11 qershorit.
“Kushdo që i bashkon forcat me AKR-në ia garanton vetvetes vendin e parë në zgjedhjet e 11 qershorit”, ka thënë Sejdiu. Sipas tij, kushtet e AKR-së për koalicion parazgjedhor janë garancia për zbatimin e programit të saj ekonomik dhe qeverisja me duar të pastra. Nëse këto kushte nuk plotësohen,
Sejdiu ka thënë se AKR-ja mund të garojë e vetme në zgjedhje pasi, sipas tij, nuk ia ka frikën pragut zgjedhor.
BURIMI: Epoka e Re