DYLON

Nuk ka kuadro mjekësore për ambulancën e Tërnocit

Nuk ka kuadro mjekësore për ambulancën e Tërnocit
Avatar photo Redaksia

Anëtarët e Këshillit Komunal të Bujanocit në mbledhjen e fundit përveç tjerash diskutuan edhe për pritjet e shumta të pacientëve dhe mungesën e shërbimeve në ambulantën e fshatit Tërnoc.

Veli Idrizi, anëtarë i këshillit pyeti drejtoreshën e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc për arsyet e mos funksionimit të ndërrimeve të orarit të punës.

“Pse në ambulancën e fshatit Tërnoc nuk funksionojnë dy ndërrime ngase e dimë që kërkesa është mjaft e madhe”, ju drejtua Idrizi, shkruan Titulli.com.

EkoHigjiena

Lela Jovanoviq, drejtoreshë e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc u arsyetua se s’kanë mundësi për shërbime të dy ndërrimeve.

“Ne po përballen me mungesë të kuadrove jo vetë në Tërnoc por edhe në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, dhe se patjetër që duhet të duhet të presin plan projektin prej Ministrisë së Shëndetësisë që gjërat të rregullohen”, theksoi Jovanoviq.

Idrizi paraqiti edhe shqetësimin e tij ndaj fillimit të punës së mjekëve në ambulancën e Tërnocit në orën 09:00 të mëngjesit gjë që krijon radhë e pritje të gjata nga pacientët si dhe mos përkthimin e materialeve të shtëpisë së shëndetit në Bujanoc në gjuhën shqipe, për të cilat nuk mori përgjigje nga ana e drejtoreshës Jovanoviq.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.