Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, nuk ka përmendur ndonjë datë të mundshme se kur mund të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo seancë do të mbahet kur të ketë kushte politike dhe objektive.
Hoxhaj ka deklaruar se, krahas shpejtësisë së krijimit të institucioneve, është e rëndësishme edhe cilësia e këtyre institucioneve.
Sipas tij, koalicioni PAN është i interesuar të krijojë një konsensus politik për temat e mëdha që e presin Kosovën. Hoxhaj ka përsëritur se PAN-i do të ketë kandidat të vetëm për kryeparlamentar Kadri Veselin.
BURIMI: Epoka e Re