Mbeturinat mbulojnë qytetin, Korça bën fajtor OSHP-në

Mbeturinat mbulojnë qytetin, Korça bën fajtor OSHP-në

Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit ka nisur të mërkurën, nën kryesimin e kryesueses së re, Shpresa Kurteshi-Emini, e në fillim të kësaj seance, Fehmi Sylejmani ka kërkuar përgjegjësi për situatën e krijuar me mbeturinat që kanë kapluar qytetin e Gjilanit.

Megjithatë, Sylejmani ka thënë se Drejtoria e Shërbimeve Publike duhet dhënë llogari për këtë, transmeton Portali 2LONLINE.

E, në këtë është përgjigjur drejtori i kësaj Drejtorie Naser Korça, i cili ka pranuar se pamjet që janë në qytet, në hapësira të gjelbëruara janë vërtetë të tmerrshme, por, siç tha ai, pa dasht t’i ikë përgjegjësisë, nuk do as të mbajë barrën e përgjegjësisë, pasi ai ka fajësuar për këto vonesa Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Ai tha se si drejtori me kohë i kanë nisur procedurat që tenderi për mirëmbajtje të hapësirave të gjelbëruara në qytet të shpallet dhe të zgjidhet përfituesi, por ka pasur vonesa, pasi kanë qenë së fundi dy kompani që kanë konkurruar, njëra më pas është ankuar në OSHP dhe pikërisht tani janë procedurat në OSHP që po e vonojnë përzgjedhjen, pasi OSHP, çuditërisht, herë i jep njërës palë të drejtë, e herë tjetrës, që është e pakuptimtë, por që po e zvarritet përzgjedhjen e kompanisë dhe gjendja është si është.

Pra, vendimi definitiv i OSHP-së është duke u shtyrë dhe nuk kemi akoma kontratë të nënshkruar për mirëmbajtje të hapësirave të gjelbëruara, tha ai.

Megjithatë Korça shpreson se pret sa më shpejtë vendimin e OSHP-së, kush prej kompanive definitivisht do të jetë fitues dhe të nënshkruhet pastaj kontrata.

 

KOMENTE