Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim kryetarin e Federatës së Xhudos të Kosovës Agron Kuka, përzgjedhësin e Kosovës në xhudo Driton Kuka si dhe xhudistët që kanë fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Ajo tha me se sukseset e arritura, xhudistët e Kosovës po i bëjnë nder vendit dhe po e promovojnë e forcojnë imazhin e saj në arenën ndërkombëtare.
Kryetari, Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka kërkoi nga ministrja Dumoshi që edhe në të ardhmen të vazhdojë bashkëpunimi reciprok, në mënyrë që bashkërisht të arrihen suksese.
Dumoshi ka bërë të ditur se shumë shpejt do t’i bëhet edhe zgjidhja e përcaktimit të lokacionit për vendosjen e shtatores së Majlinda Kelmendit, të cilën Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka sjellë në Kosovë për nder të xhudistes sonë me renome ndërkombëtare.
Në takim u diskutua edhe për Qendrën Kombëtare të Xhudos, e cila së shpejti do të fillojë së ndërtuar në Pejë dhe ku ministria do të japë kontributin e saj.