Shaqiri nuk është kthyer ende në stërvitje, nuk luan këtë javë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se Xherdan Shaqiri nuk do të luajë këtë fundjavë në ndeshjen e Premierligës kundër Norwich Cityt, pasi që nuk është kthyer ende në stërvitje.

Xherdan Shaqiri nuk do të ketë mundësi të luajë në këtë ndeshje e as të jetë në stol, pasi që ai ende nuk është kthyer në stërvitje, shkaku i një lëndimi që e ka mbajtur që një kohë jashtë skuadrës së Kloppit.

Ndërkohë, Kloppi e ka paralajmëruar kthimin e Sadio Manes dhe James Milnerit, të cilët kishin pësuar nga një lëndim të lehtë. E njëjta gjë nuk vlen edhe për Nathaniel Clyne e për Paul Glatzel, të cilët janë të lënduar që një kohë të gjatë.

“Duhet se, përveç Shaqirin, Clyne dhe Glatzel, të gjithë lojtarët janë stërvitur”, ka thënë Klopp, në konferencën për shtyp para ndeshjes të së shtunës.

Shaqiri ka luajtur në vetëm dhjetë ndeshje gjatë këtij sezoni 2019/20 dhe ka kontribuar me një gol. Ai s’ka arritur të japë më shumë nga vetja pasi që Klopp ka preferuar lojtarë të tjerë para tij, si dhe shkaku i lëndimeve të shumta.

KOMENTE