DYLON

Shkolla fillore “17 shkurti” feston ditën e shkollës

Shkolla fillore “17 shkurti” feston ditën e shkollës
Avatar photo Redaksia

Shkolla fillore “17 shkurti” në Muçiverc  të Kamenicës, ka festuar sot ditën e shkollës.

Të pranishëm në këtë organizim ishin Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Mirhane Morina- Bislimi, drejtori i shkollës Arsim Thaçi, profesor doktor Xhevdet Thaçi, mësimdhënësit, nxënësit dhe banorët e fshatit.

Hapja e këtij manifestimi u bë nën përcjelljen e himnit të Kosovës dhe atij të kombëtar.

EkoHigjiena

Thaçi falënderoi të gjithë të pranishmit që ishin pjesë e këtij organizimi dhe të gjithë ata të cilët kontribuan në themelimin e kësaj shkolle.

Gjatë manifestimit nxënësit e kësaj shkolle interpretuan këngë, poezi, recitale e vallëzime. Drejtori i shkollës së bashku me drejtoreshën e DKA-së, Morina-Bislimi shpërndanë mirënjohje për nxënësit dhe mësuesit e dalluar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.