Sot janë zhvilluar ndeshjet e para të gjysmëfinales në futboll, për Kupën e Kosovës, e SC Gjilani ka arritur të shënojë fitore si mysafirë duke e mposhtur Llapin vendës, rezultati përfundimtar 1:2.
Po ashtu edhe skuadra tjetre Prishtina ka shënuar fitore ndaj Vushtrrisë, edhe ajo si mysafire dhe po me të njëjtin rezultat (1:2).
Kur jemi te skuadra gjilanase që drejtohet nga Zekerija Ramadani, ajo u tregua më e mirë se fituesi i vitit të kaluar të kupës, Llapi, dhe tani pothuajse është me një këmbë në finale.
Natyrisht janë edhe 90 minutat të tjera të ndeshjes së kthimit, por që gjilanasit e luajnë në shtëpi dhe të motivuar edhe nga kjo fitore.
Golat për SC Gjilanin i shënuan Granit Jashari 7′ dhe Përparim Islami 18′ . Ndërkaq, golin e vetëm për skuadrën e Tahir Batatinës e shënoi Selimi, në minutën e 39-të.
Ndeshjet e kthimit kur do të vendosen përfundimisht dy skuadrat finaliste të këtij edicioni do të zhvillohen më 19 prill. Referuar takimeve të para mund të presim një finale Gjilani – Prishtina, sidoqoftë duhet pritur epilogun e ndeshjeve të kthimit. /2LONLINE/