DYLON

Pusho i qetë Bekim!

Pusho i qetë Bekim!
Avatar photo Redaksia

Njoftim mortor: Është ndarë nga jeta Bekim Maliqi nga Gjilani

***

EkoHigjiena

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të bashkëqytetarit tonë, Bekim Maliqi. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Maliqi, miqve e të gjithë atyre që e njohën. I lehtë i qoftë dheu”, ka thënë Alban Hyseni, kryetari i Komunës së Gjilanit.

***

E dedikim për të ndjerin ka pasur edhe ish kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Jam i tronditur me lajmin për ndarjen papritur nga jeta të mikut tim të madh e gjilanasit tonë, Bekim Maliqi. Shkove herët, Bekë, por do të kujtoj gjithmonë për miqësinë, bujarinë e njerëzinë që e ke shpërfaqur gjithmonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve e farefisit. Lamtumirë, miku im”, ka thënë ish kryetari i komunës Lutfi Haziri.

***

Edhe për gazetarin Asdren Agushin, njëri që ka qenë i afërte me të,  vdekja e hershme e Bekimit e ka tronditur.

Sinonim i dashnisë ,edukatës, qytetarisë, familjarit, shokut, trim e njeri jashtëzakonisht i mirë me vlera të larta morale dhe i përkushtuar që në çdo moment të jetë afër gjithë të tjerëve për çdo gjë e me tërë qenien e tij.

Bekim Maliqi,

Ikona e qytetit të Gilanit dhe jo vetëm, do të na mungoj të gjithë neve që e patëm çdo ditë në çdo rast, për gëzime e për dhimbje por kujtimet e mira, dashnia e pozitiviteti që na e la do na e mund dhembjen për hubjen, ikjen e tij në moshën më të mirë.

Sot, në ditën e ndarjes së Bekim Maliqit, nuk u nda nga ne edhe madhështia e tij dhe gjurmët e mira që la pas te çdo gilanas e më gjërë. Ai sot la shumë fotografi me buzëqeshjen e tij modeste dhe dashurinë e madhe që kishte për çdo njerin që e njohu, e pati rastin ta takoj e të ndaj të paktën një moment me të, e që ishin shumë. Ishin pothuaj se të gjithë.

Ngushëllime të gjithve. Për Bekim Maliqin, është e arsyeshme merzia, dhembja për ndarjen nga ky shpirt i bardhë. Por, për Maliqin, duhet të na mbaj të fortë kujtimi i mirë për të, duhet të na mbaj të fort pozitiviteti, dashnia dhe buzqeshja e tij.

Prehu në paqën tënde që e krijove në jetë për përjetësin tënde të merituar në parajsë.

Lamtumirë!

P.S.

Lamtumirën e fundit të ndjerit Bekim Maliqi, qytetarët e Gjilanit do të ja bëjnë në këmbë kortezhit i cili do të niset të enjten më 06 prill 2023, në orën 13:30, nga xhamia e medresesë në Gjilan.

***

I ndjeri Bekim Maliqi ka qenë  ish lojtar i Dritës, andaj edhe klubi FC Drita ka dal me telegram ngushëllimi

Telegram Ngushëllimi

Me dhimbje morëm lajmin për ikjen e parakohshme të ish-lojtarit tonë, Bekim Maliqit.

Bekimi mbrojti ngjyrat e Dritës në vitet më të vështira për vendin ato të 90-ta.

E nderuara familje Maliqi, FC DRITA ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve dhe gjithë atyre që e njohën Bekën.

Pusho i qetë Bekim!

***

Edhe plotë, familjarë, miq, shokë e të gjithë ata që e kanë njohur Bekimin kanë shprehur ngushëllime duke shpërfaqur dhembjen e tyre për ikjen e hershme të Bekimit në amshim.

Pusho i qetë Bekim!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.