Xhiro e 31-të në Superligën e Kosovës në futboll mund të jetë vendimtare për epilogun final të këtij edicioni, pasi pikët e fituara në këtë javë mund të ndryshojnë kahjen e klubeve, sikurse edhe humbjet eventuale.
Ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në Gjilan, ku ballafaqohen rivalët lokal Drita dhe Gjilani, në një ndeshje derbi ku të dyja klubet synojnë titullin kampion dhe garat ndërkombëtare.
Kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve si shkak i pandemisë, gjersa duelet ndërmjet ‘Intelektualëve’ dhe ‘Skifterave’ janë gjithmonë histori në vete, por kësaj radhë jashtë stadiumit.
Ndërsa, “kuqebardhët” kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para këtij derbi që zhvillohet nesër nga ora 17:00 në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.
Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi nga kjo seancë stërvitore: