Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së nëntë në Superligë. SC Gjilani ka triumfuar minimalisht ndaj Dukagjinit në shtëpi me golin e Tomislav Busiç.
Ndeshja ishte kryesisht e qetë me pak raste shënimi, ndërsa u dominua kryesisht nga vendasit.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Skenderaj, Drita dhe Drenica kanë barazuar 1:1.
Edhe pse gjilanasit kishin iniciativë dhe zhvilluan lojë më dinamike, vetëm Gilberto Fortunado arriti të shënojë në pjesën e parë.
Kah fundi i takimit në minutën e 88-të vendasit barazuan me anë të Diar Prokshit.