DYLON

Sa më para të fillojnë bisedimet për ndërtimin e platformës të koalicionit qeverisës

Sa më para të fillojnë bisedimet për ndërtimin e platformës të koalicionit qeverisës
Avatar photo Redaksia

Qytetarët dhe votuesit përmes votës së tyre e dhanë verdiktin e tyre, se çfarë do jetë legjislacioni i 7-të i Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Shkruan: Hafiz Gagica

Çdo zvarritje dhe përpjekje për ta ndryshue verdiktin e popullit, nuk ka dyshim, se do bie ndesh me normat ligjore dhe kushtetuese, prandaj një tentim i tillë eventual do ketë pasoja të pariparueshme politike për Kosovën.

EkoHigjiena

Strukturat udhëheqëse politike të fituesit të zgjedhjeve, LVV-je, në krye me z. Albin Kurtin, ndonëse me dallim të vogël me LDK-në, partia popullore e Kosovës me një traditë shtet formuese, me kandidaten e saj për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, duhet sa më para të fillojnë bisedimet dhe ta ndërtojnë platformën e koalicionit qeverisës, dhe posa të çertifikohen rezultatet nga ana e KQZ-së të vazhdojnë bisedimet për modalitetet e formimit të qeverisë së re.

Koha e para politikës dhe këshilltarëve për ta ndryshue verdiktin e popullit ka marrë fund njëherë e mirë, prandaj tani duhet t’iu krijohet hapësirë atyre që dinë dhe mundëm me i çue përpara proceset demokratike dhe shtet ndërtimit të më tejmë të Kosovës.

Qytetarët dhe votuesit tanë e kanë zgjedh fituesin, pavarësisht se kemi të bëjmë me rezultat të ngushtë, ai e ka peshën e vetë ligjore si në çdo vend demokratik, prandaj ideja e rinumërimit të votave e ven në pikëpyetje vet procesin demokratik në Kosovë që kësaj radhe ishte shembull për të mirë.

Në këtë rast, LDK-ja duhet të tregojë kurajë dhe t’ia urojë fitoren e zgjedhjeve liderit të LVV-je, dhe t’i hap rrugën konsolidimit të institucioneve demokratike dhe ligjore në Kosovë. LVV-je dhe LDK-ja e kanë fitue votën e qytetarëve për të bashkë qeverisur dhe zërin e tyre duhet patjetër ta respektojnë !

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.