Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje! Sami Kurteshi, i shoqëruar nga bartësi i listës Nehat Osmani,në zgjedhjet e 22 tetorit, si dhe anëtarë të strukturës dhe aktivistë, kanë vizituar një pjesë të bizneseve në qendër të qytetit.
Gjatë vizitave në këto biznese, u diskutua edhe për tema të ndryshme që parashtroheshin nga vet pronarët e bizneseve, e që vinin si rezultat i pengesave dhe pakënaqësive që ata i hasin në zhvillimin e punës që bëjnë.
Sami Kurteshi, i cili do të garojë për të parin e komunës në garën e balotazhit, gjatë bashkëbisedimit, u tha atyre që Lëvizja Vetëvendosje është në dijeni për të gjitha këto pakënaqësi dhe kërkesa që bizneset private kanë, duke shtuar se bashkë do të punojnë dhe do të angazhohen shumë që që përkrahja për bizneset private të rritet duke ofruar shërbime dhe lehtësime komunale.