DYLON

Ministri i Financave dhe Oda Amerikane konfirmojnë përkushtimin për bashkëpunim

Ministri i Financave dhe Oda Amerikane konfirmojnë përkushtimin për bashkëpunim
Avatar photo Redaksia

Ministria e Financave mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të afërt me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë me qëllim të avancimit të mëtejmë të legjislacionit dhe politikave që do të ndikonin në lehtësimin e të bërit biznes. Kjo u tha gjatë një takimi të Ministrit të Financave Bedri Hamza me Drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka.

Ministri i Financave Bedri Hamza falënderoi Odën Amerikane për kontributin konstruktiv të saj në aspektin e avancimit të legjislacionit dhe ofroi gatishmërinë e Ministrisë që ai drejton për të trajtuar edhe në të ardhmen rekomandimet e kësaj organizate. Ministri Hamza foli edhe për planet e Ministrisë së Financave që kanë për qëllim ngritjen e performancës së të hyrave përmes luftimit të ekonomisë joformale, me qëllim të eliminimit të konkurrencës jolojale për bizneset që janë tatimpagues të rregullt, e gjithashtu edhe me planet për ndryshimet legjisative gjatë vitit 2018.

Në anën tjetër, Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka përgëzoi Ministrin Hamza për punën e Ministrisë së Financave në përgatitjen e rishikimit të buxhetit për vitin 2017 dhe kalimin e tij në Kuvend, por edhe në përgatitjen në të njejtën kohë të buxhetit për vitin 2018. Ai poashtu falënderoi Ministrinë e Financave për vazhdimin e reformave fiskale, përmes aprovimit të vendimit për lirimin nga detyrimet doganore të lëndëve të para, që ka qenë kërkesë e kahmotshme e Komitetit të Prodhuesve të Odës Amerikane.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.