“Nuk do të ketë më dyer të mbyllura të shtëpive të shëndetit nëpër fshatra, por do të ketë shërbime cilësore 24 orë”, kështu ka thënë Sami Kurteshi, kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit, gjatë vizitës së tij në fshatin Livoc i Epërm.
Kurteshi ka premtuar edhe zgjidhjen e problemit që fshati e ka me ujërat e zeza, ku edhe si pasojë e grumbullimit të mbeturinave dhe kundërmimit të rëndë, një familje është detyruar ta lëshojë shtëpinë dhe të zhvendoset diku tjetër.
Sipas Vetëvendosjes, banorët e Livoçit të Epërm, janë ankuar edhe për një pjesë të rrugës që i ka mbetur e paasfaltuar qe 4 vjet, sepse sic kanë thënë ata, kryetari në ikje i ka thënë atyre se nuk e ka parë këtë problem. Kjo edhe mund të jetë e vërtetë, sepse ai i viziton fshatrat vetëm gjatë fushatave elektorale.
Sami Kurteshi, gjatë kësaj vizite ka shfrytëzuar rastin ta vizitojë një fermerë, bashkatdhetar me prejardhje zvicerane, i cili ka zgjedhur të investojë në Gjilan duke hapur biznes të vetin dhe i cili është shprehur se është pikërisht Kurteshi i Vetëvendosjes, i pari që ka vizituar biznesin e tij, sepse deri më tani askush nuk është interesuar të dijë të paktën se çfarë lloji të biznesit zhvillon ai.