• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Art/Kult
  3. Të shtunën në Gjilan: Me ekspozim librash hapet “Vjeshta letrare e Gjilanit”
Art/Kult

Të shtunën në Gjilan: Me ekspozim librash hapet “Vjeshta letrare e Gjilanit”

by Redaksia 2LONLINE 3 Nëntor, 2017 2 min read
 Të shtunën në Gjilan: Me ekspozim librash hapet “Vjeshta letrare e Gjilanit”

Nga holi i Bibliotekës së re të qytetit, të shtunën do nis rrugëtimin dymujor, edicioni i tetë i Manifestimit tashmë tradicional, “Vjeshta letrare e Gjilanit”.

Para krijuesve dhe artdashësve gjilanas e më gjerë, do të paraqiten botimet e reja të këtij viti të Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu” , të cilat shoqërohen dhe më një ekspozitë libri, përfshirë dhe tituj tjerë të botuar viteve të fundit, e që do të ketë dhe karakter shitës.

Për botimet e këtij viti, do të flasin studiuesit e letërsisë, Nexhat Rexha e Anton Nikë Berisha kurse do të lexohen dhe pjesë poetike prej autorëve të pranishëm që kanë botuar këtë vit me këtë shtëpi botuese.

Në hapje të këtij Manifestimi, do të komunikohen dhe rezultatet e konkursit letrar tematik për figurën e Idriz Seferit, në kuadër të “Vitit të Iidriz Seferit”, shpallur nga Komuna e Gjilanit.

Përndryshe, gjatë kësaj maratone letrare, më 18 nëntor do të shtjellohet portreti letrar i Mehmetali Rexhepit si dhe do të ketë dhurime librash në dy shkolla, një në komunën e Gjilanit e një në komunën e Vitisë.

Ndërsa gjatë muajit dhjetor, veprimtaritë e Manifestimit vazhdojnë me “Mysafirët e Vjeshtës…”, me përurime librash letrar si dhe me shënimin e 40 vjetorit të krijimtarisë letrare të shkrimtarit gjilanas, Sabit Rrustemit.

Manifestimi maratonë “Vjeshta letrare e Gjilanit”, organizohet nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”

Tags: aktuale Sabit Rrustemi Vjeshta letrare
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Policia kufitare e Republikës së Kosovës identifikon dy (2) automjete (BMW X6)

24 Maj, 2022
Gjilan

Kur kombinohet pasioni me punë, suksesi është i madh!

24 Maj, 2022
Gjilan

Nazim Gagica u zgjodh kryetar i AAK-së në Gjilan

24 Maj, 2022
Policia

Vazhdon lufta kundër kontarabanimit me mallra nëpër kufijtë e vendit

24 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Nazim Gagica u zgjodh kryetar i AAK-së në Gjilan

24 Maj, 2022

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023

24 Maj, 2022

Filloi realizimi i projektit “Zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik”

24 Maj, 2022

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen rastet e dhunës në familje, lëndimit trupor dhe arrestim i personit të kërkuar

24 Maj, 2022

Komuna e Gjilanit përfitoi grant në vlerë prej 864,306.35€

23 Maj, 2022

Komuna e Vitisë vazhdon me punimet e sinjalistikës rrugore

23 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com