DYLON

Nënkryetarja e komunës, dy drejtorët dhe anëtarja e kuvendit i bashkohen Vetëvendosjes

Nënkryetarja e komunës, dy drejtorët dhe anëtarja e kuvendit i bashkohen Vetëvendosjes
Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e komunës së Gjilanit, dy drejtorët komunale dhe anëtarja e Kuvendit komunal të Gjilanit i bashkohen Vetëvendosjes.

Kreu i Vetëvendosjes në Gjilan, Alban Hyseni, njëherësh kryetar komune, ka bërë me dije se Leonora Morina Bunjaku (nënkryetarja e Komunës së Gjilanit), Erestina Isufi (anëtarja e Kuvendit Komunal), Bajram Isufi (drejtori i Bujqësisë) dhe Enver Shabani (drejtori për Zhvillim Ekonomik) janë bashkëpunëtorët me të cilët kanë kaluar shumë sfida në qeverisje.

EkoHigjiena

”Veçanërisht, sfida e madhe e luftimit të kundërligjshmërisë ka qenë testi ynë më i madh për këto tre vite, ku dëshmuam qëndrueshmëri dhe vendosmëri të palëkundur”, ka thënë Alban Hyseni.

Ai u shpreh mirënjohës për punën dhe angazhimin e tyre në qeverisjen lokale.

“Një rrugëtim i ri po fillon – një rrugë ku parimet e punës së ndershme, luftës kundër së keqes dhe interesi publik na bashkojnë. Mirë se vini në Lëvizjen Vetëvendosje ”, ka thënë Hyseni.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.