Të nderuar qytetarë,
Unë jam Vehbi Salihu dhe kam marrë besimin e Aleancës Kosova e Re (AKR) që të garoj për Zgjedhjet Komunale 2017 me qëllimin parësor të përmirësimit esencial të qeverisjes së komunës në katër vitet e ardhshme.
Platformën time politike të titulluar “Zotimi im për…” do ta ndaj me ju në disa vazhdime, ditë për ditë, duke shkoqitur në mënyrë koncize dhe të drejtpërdrejtë pikëpamjet e mia për përmirësimin e qeverisjes në komunën tonë.
ZOTIMI IM PËR BASHKËPUNIM ME SEKTORIN PRIVAT PËR SHËRBIME MË TË MIRA
Bashkëpunimi me sektorin privat duhet të avancohet shumë më tepër mbi bazën e interesit dhe besimit reciprok. ‘Shpikjet’ e vazhdueshme të problemeve me kompaninë “Eco-Higjiena” në katër vitet e fundit e kanë sjellë sistemin e grumbullimit të mbeturinave pranë kolapsit, e madje në shumë raste, degradim të ambientit deri në përhapjen e viruseve të rrezikshme për ambientin dhe shëndetin e banorëve.
Ngjashëm, edhe mungesa e bashkëpunimit të duhur me “Hidromoravën” dhe KEDS-in ka bërë që shërbimi i ndriçimit apo qasja në ujin e pijshëm të jetë shumë larg nivelit të dëshiruar.
Së këndejmi, nxitja e partneritetit me sektorin privat në ofrimin e shërbimeve komunale është një alternativë që garanton qëndrueshmëri në cilësi, efikasitet, transparencë dhe llogaridhënie. Prioritet në këtë aspekt është arritja e një partneriteti publiko-privat për lansimin e transportit publik.
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Infrastrukturën
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Investimet Kapitale
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Transportin Publik
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Administratën e Komunës
Lexo edhe: Vehbi Salihu: Zotimi im për Shërbimet Publike
Sponsorizuar nga Vehbi Salihu