Kandidati për asamble komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sadat Salihu thotë se qytetarët po i shkruajnë për t’i paraqitur kërkesa të shumta për shkak të nevoja të mëdha dhe një ndër to është edhe për rugën “Ahmet Malisheva”.
“Aq larg ka pare kjo qeverisje komunale në shërbimet qytetare sa që 200 metra larg shtëpisë së kryetarit Luti Haziri, rruga “Ahmet Malisheva”, ka mbet si e viteve 70-ta.
Përveç rrugës ne gjendje të mjerueshme këta kanë probleme dhe në kanalizimi pasi gjithë sistemi kalon në shtëpi private.
Numërimi i të këqijave dhe dështimeve të kësaj qeverisjeje tash me s’ka numër. Ne iu sigurojmë banoreve të kësaj lagje për kthimin e dinjitetit dhe rregullimin e gjithë infrastrukturës së kësaj Lagjeje. Qytetaret dine dhe janë bindur për ndryshimin e kësaj qeverisjeje të katandisur”, ka thënë Salihu.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje