Shtabi zgjedhor i AKR-së dega Gjilan mbajti takimin e radhës me nëndegët e saj ne mobilizimin e përgjithshëm për zgjedhjet e 11 Qershorit 2017.
Shefi shtabit Vehbi Salihu prezantoi punën e deritanishme të shtabit para kryetarëve të nëndegëve ku tha se janë të mobilizuar si asnjëherë më parë. “Shabi zgjedhor është konsoliduar dhe kemi caktuar përgjegjësit dhe detyrat për secilin. Do të themelojmë përgjegjës të nënshtabeve ne te gjitha nëndegët e AKR-së në Gjilan” ka thënë Salihu.
Sami Spahiu zëdhënës i shtabit të AKR-së, tha se në këtë takim u raportua nga kryetarët e nëndegëve gjendja e mirë në teren, me çka AKR do të jetë shumë me e fuqishme ne këto zgjedhje.
Sipas tij, Aleanca Kosova e Re vazhdon me aktivitet në Gjilan edhe në ditët ne vazhdim.