DYLON

Hasani: Besoni në ne sepse aty ku është NISMA, është fitorja

Hasani: Besoni në ne sepse aty ku është NISMA, është fitorja
Avatar photo Redaksia

Kandidati për deputet nga NISMA Bajram Hasani, ka thënë se qytetari i Kosovës më 11 qershor do të dijë se për kënd të përcaktohet. Sipas tij, qytetari i Kosovës tashmë e ka të qartë se kush janë ata që kanë punuar në çlirimin, krijimin dhe ndërtimin e këtij shteti.

“Ata e dinë se kush mund t’i shtyjë përpara çështjet e mëdha të Kosovës. Qytetari është i vetëdijshëm për kënd do përcaktohet dhe kush janë ata që gjithnjë e mbajnë fjalën. Ne në NISMA e kemi dëshmuar që qytetarin e kemi në rend të parë, sepse gjithnjë e respektojmë fjalën e dhënë”, ka thënë Hasani.

EkoHigjiena

Hasani i cili në këto zgjedhje garon me numrin 22, ka thënë se gjatë disa takimeve me qytetarë e kryesisht të rinj, e ka vërejtur tek ta disponimin për fitoren e kandidatëve të NISMA’së dhe mbështetjen e madhe për Ramush Haradinajn.

“Për një Kosovë ku të rinjtë do të jenë prioritet me mundësi shkollimi e punësimi, për një Kosovë me punëtorë të kënaqur me pagat e tyre e pensionist me pensione të dinjitetshme atëherë besoni në listën tonë. Besoni në ne sepse aty ku është NISMA, është edhe fitorja e suksesi. Ëndrra për tu bërë kryeministër kësaj radhe kandidatit të LDK-AKR-Alternativa dhe kandidatit të Vetëvendosjes do tu mbetet vetëm ëndërr në sirtar”, ka thënë Hasani.

Indeksonline

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.