/KLUBI I KARATESË “DRITA”/
Salih Hasani, lindi në Gjilan më 27.11.1948. Gjimnazin e mbaroi në Gjilan, drejtimi shkencave natyrore. Shkollën e Lartë për Gjuhë dhe letërsi Shqipe, në Gjilan, Universiteti Prishtinës, ( dy provime para diplomimit nga presioni i pushtetit te dhunshëm më 1985, u largua në Gjermani).
Nga viti 1970, filloi të merrej me Karate si sport, duke qenë ideator dhe themelues i klubit të parë të Karatesë në Gjilan, bashkë me Esat Marovcin, regjistruan klubin e karatesë duke e emëruar, Klubi i Karatesë ” Zenel Hajdini”.
Me të emigruar në Gjermani, Salih Hasani nuk e ndali veprimtarinë sportive, zgjeruar aktivitetin sportiv me Joga ,Xhiu-xhice dhe Iaido.
Vlen të theksohet se Salih Hasani, ishte nxënës i mjeshtrit të madh të Karatesë me përmasa botërore. Hirokazu KanaZawa, Nakajam Ahideo Ochi etj. Si dhe te pionieri i karateistit Gjerman, Hans Ditrich Rauscher (8-DAN), i cili e kishte sjelle në Gjermani legjenden dhe themeluesin e shotokanit Masstoshi Nakajamen, pastaj Hirokazu Kanazawen, Hideo Ochin dhe shumë mjeshtër të mëdhenj të karatesë, me të cilët, Salihu, jo vetën që u ngrit profesionalisht, duke fituar tri herë medalje Europiane, por me përkushtim të madh krahas këtyre emrave të mëdhenj të karatesë, arrin të bëhet pjesë e shtëpive më të mëdha të karatesë Japoneze JKA dhe DJKB.
Salih Hasani përvojat e tij shpesh i kishte sjellë përmes seminareve për të avancuar karatenë edhe në shtetin e Kosovës. Edhe sot e tutje nuk ndal së punuari dhe shpreh gatishmërinë që të sjell mjeshtër nga Japonia e Gjermani për të mirën e karatesë në vend.
Gjithashtu vlen të theksohet se gjatë qëndrimit të tij në Gjermani veç aktivitetit sportiv, si shumë mërgimtar edhe Salih Hasani ishte edhe pjesë e veprimtarive politike për të ndihmuar atdheun.
Momentalisht, Salih Hasani gëzon respektin edhe në shtetin e Gjermanisë, atje është anëtarë i Sindikatës për Shkencë, Arsim dhe Kulturë.
Për kontributin e tij në lëmine e sportit, konkretisht në sportin e karatesë, Salih Hasani u nderua me mirënjohje nga kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Ky njeri i madh e kaq i rëndësishëm meriton të vlerësohet nga qyteti ynë. /2LONLINE/