DYLON

Kryetari Alban Hyseni e ka uruar Rektorin Artan Dërmaku për marrjen e përgjegjësive në udhëheqjen e UKZ-së

Kryetari Alban Hyseni e ka uruar Rektorin Artan Dërmaku për marrjen e përgjegjësive në udhëheqjen e UKZ-së
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik ”Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku  ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Gjatë këtij takimi kryetari Alban Hyseni e ka uruar Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmakun për zgjedhjen Rektor i UKZ-së, derisa e ka siguruar rektorin  se Universiteti Publik “Kadri Zeka”  do të ketë gjithmonë mbështetjen e Komunës së Gjilanit.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, Rektori Dërmaku e ka njoftuar kryetarin Hyseni rreth zhvillimit dhe funksionimit të Universitetit. Rektori ka thënë se Universiteti Publik ”Kadri Zeka”  do të  krijojë kuadro të përgatitura për tregun e punës, përmes të cilave Kosova por edhe rajoni do të rrisë aftësitë konkurruese në  nivelin arsimor dhe më gjerë.

Rektori Dërmaku dhe kryetari Hyseni ndër tjerash diskutuan për bashkëpunimin mes të dyja institucioneve që ata udhëheqin si dhe rreth punës së mëtutjeshme në realizimin e projekteve të përbashkëta.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.