Në merkaton e kalimit të lojtarëve nga klubi në klub, dihet afati i fillimit dhe data e përfundimit, por, në merkaton-shitblerjen e deputetëve akoma nuk po dihet.
Nuhi NUHIU
Prandaj diçka po zihet! Kur kemi të bëjmë me lojtarë, këtu çmimi është transparent, e të deputetët jo, prandaj besojë se asnjë lojtar i klubeve në Kosovë nuk do ta ketë këtë dëmshpërblim klubi, por as lojtari.
Ndërsa të merkatoja e deputetëve, besojë se partia do ta paguaj haraqin, kurse deputeti do të kalojë me një shumë të parave, që edhe lojtari më i mirë në Kosovë do ia kishte lakmi.
Lojtari edhe pas merkatos do t’i duhet mund e djersë për t’ ia kthye klubit investimin, kurse deputeti jo, vetëm ai e rrezikon karrierën dhe më nuk mund të jetë në formacionin e partisë nga u bë deputet.
Kësaj radhe, qytetari nuk votojë ashtu si i patë thënë gjyshi ndjesë pastë. Kjo edhe iu përmbysi rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Këto rezultate në Kosovë e sollën edhe një treg të padëgjuar në politikë, merkaton e deputetëve.
Ky është vetëm fillimi, e vazhdimin e kësaj serie të merkatos do ta shohim më 22 tetor. Tani qytetari do të gjejë edhe formën se si ta ndali shitblerjen e këshilltarëve komunal.
Besojë se partitë politikë, me këtë rezultat kanë mësuar shumë, por nëse jo, do të mësojnë edhe më shumë në zgjedhjet komunale të 22 tetorit.
S’ka më besim dhe betim në partitë të cilat qe 17 vite, po i bien defit të shqyer. Më në fund, qytetarët e kuptuan se këto parti të cilat deri tani ishin në pushtet, s’kanë çka të japin më shumë.
Duhet ndryshe timonierin s’ mundemi popullin.
Merkato për deputet vazhdon e qytetari me mjerim lufton!