DYLON

PDK: Kontributi i Nuhiut në institucionet komunale, strukturat e partisë dhe në gjithë veprimtarinë e tij ka vënë themelet e një vlerësimi të fortë dhe të merituar

PDK: Kontributi i Nuhiut në institucionet komunale, strukturat e partisë dhe në gjithë veprimtarinë e tij ka vënë themelet e një vlerësimi të fortë dhe të merituar
Avatar photo Redaksia

Është i dhimbshëm lajmi për vdekjen e ish-drejtorit për buxhet dhe financa në komunën e Gjilanit, Nuhi Nuhiut. Ikja e tij nga kjo botë është një humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, por edhe për PDK-në dhe komunën e Gjilanit.

Ndaj, shprehim ngushëllimet tona dhe të strukturave të PDK-së, për familjen e Nuhiut, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre qe njohën Nuhiun.

EkoHigjiena

Kontributi i tij në institucionet komunale, strukturat e partisë dhe në gjithë veprimtarinë e tij në përgjithësi, ka vënë themelet e një vlerësimi të fortë dhe të merituar.

Ai do të mbahet mend gjithashtu si një profesionist i shquar në fushën e ekonomisë. Pasuria e tij intelektuale dhe angazhimi i palodhur kanë ndihmuar në zhvillimin e komunës dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Në kohë të tilla të vështira, Dega e PDK-së në Gjilan dhe gjithë strukturat e saj e përkujtojmë dhe e nderojmë kontributin e vlerësuar të Nuhi Nuhiut. Largimi i tij i papritur na bën të kuptojmë edhe më shumë rëndësinë e punës dhe ndikimit të veprimtarëve të përkushtuar në shoqëri.

Lutemi që familja e tij dhe të afërmit të gjejnë forcë dhe ngushëllim në këtë kohë të vështirë.

Lavdi jetës, veprës dhe kontributit të Nuhiut!

Partia Demokratike e Kosovës, Dega Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.