Venezuela ka rënë në kaos ekonomik. Ndërsa, Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të mos ndërhyrjë në punët e brendshme të Venezuelës.
Moska i ka dhënë miliarda dollarë ndihmë qeverisë së presidentit të kontestuar të Venezuelës, Nicholas Maduro.
Uashingtoni, ndërkohë, ka mbështetur kreun e opozitës, Juan Guaido, dhe ftoi vendet tjera që ta njohin atë si udhëheqësin e ligjshëm të vendit/
Por, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i në një telefonatë me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i paralajmëroi që të mos ndërhyn në punën e Venezuelës.
Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, Lavrov i tha Pompeos se Rusia është e gatshme për konsultime rreth situatës në Venezuelë.
Financial Times raportoi më 12 shkurt se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po përgatiten sanksione të reja kundër Rusisë lidhur me helmimin Skripalëve, si dhe rrëmbimin e marinarëve ukrainas nga Rusia në ngushticën Kerç të Krimesë.