Sipas të dhënave të fundit nga Shtabi për Situata Emergjente në Vrajë, nga 484 mostra nga rrethi i Pçinjës, 183 janë pozitivë për koronavirusin, përcjellë Titulli.com.
Nga ky numër 123 janë nga Vraja, 18 nga Surdulica, 10 nga Vladiçin Han, 11 nga Bujanovci, 16 nga Presheva, 3 nga Trgovishta dhe 2 nga Bosilegrad.
Në 24 orët e mëparshme, numri i pacientëve të rinj në rreth ishte gjithsej 175, nga të cilët 116 nga Vraja.
Sipas të dhënave nga Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc vetëm gjatë ditës së hënë janë konfirmuar 14 raste të reja në Covid-19.
Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarëve me Covid-19 ka arritur në 967 persona ndërsa vaksinimi po vazhdon sipas lajmërimeve online.
BURIMI: Titulli.com